Shoqata “Jehona e Malësisë” – Michigan përkujton kryeheroin Skënderbeu
Shoqata “Jehona e Malësisë”- Michigan, ka kujtuar 555-vjetorin e ndarjes nga jeta të Kryeheroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Shoqata “Jehona e Malësisë”- Michigan ka theksuar se Skënderbeu, biri më i madh kombit tonë përfaqëson krenarinë, guximin dhe forcën tonë.
“Ai është udhërrëfyesi ynë drejt bashkim dhe unitetit në rrugën e lirisë, mbrojtjes, çlirimit dhe pavarësisë”.
“Ashtu siç Skënderbeu me disa mijëra ushtarë mposhti një kundërshtar bindshëm më të madh në numër, ashtu edhe Malësia në vitin 2019 mundi pushtetin antishqiptar në Tuz dhe arritëm në atë nivel ku mund të themi se shqiptarët janë Zot shtëpie në vend të vetë, më afer Bashkimit!”, thuhen në postimin e Shoqatës “Jehona e Malësisë”- Michigan në “Facebook”.
Postimi i plotë në FB:
Në këtë ditë, 555 vite më parë, u nda nga jeta Kryeheroi ynë kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Skënderbeu, biri më i madh kombit tonë përfaqëson krenarinë, guximin dhe forcën tonë. Ai është udhërrëfyesi ynë drejt bashkim dhe unitetit në rrugën e lirisë, mbrojtjes, çlirimit dhe pavarësisë. Ai na tregoi se kur shqiptarët janë të bashkuar, nuk ka forcë, as nuk ka perandori që mund t’i pushtoj shqiptarët. Ashtu siç Skënderbeu me disa mijëra ushtarë mposhti një kundërshtar bindshëm më të madh në numër, ashtu edhe Malësia në vitin 2019 mundi pushtetin antishqiptar në Tuz dhe arritëm në atë nivel ku mund të themi se shqiptarët janë Zot shtëpie në vend të vetë, më afer Bashkimit!
Edhe pse aparati shtetëror, i cili prej vitesh ushtronte presion institucional mbi popullin tonë, fillimisht “tallej” me ne nga diaspora, duke na etiketuar si një “grushtë i mjerë” dhe me emra të tjerë nënçmues, ne përkundrazi, të frymëzuar nga modeli i Skënderbeut, diaspora erdhi në numra të shumtë dhe arritëm një fitore të madhe në Malësi.
Diaspora do të vijë përsëri, por tani do të jemi shumë dhe shumë më tepër, shumë më të organizuar, shumë më të pergatitur, në çdo aspekt. Nuk ka forcë që mund ta ndalë fitoren dhe festën e shqiptarëve, të bashkuar rreth përmëndorës së ardhshme që do të lartësohët në Malësi për nder të Skënderbeut, babait të kombit tonë.
Jemi një popull me fat që kemi rastin të themi se jemi trashëgimtarët e Skënderbeut, njeriut që na bashkoi të gjithëve dhe njeriut që i tregoi gjithë botës se shqiptarët janë më të fortë se guri dhe më të fortë se fati.
Lavdi e përjetshme!
Rrnoft Shqypnia