Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ do të ndërtojë edhe pesë shtëpi në Gjakovë
Edhe pesë shtëpi do të ndërtohen për familjet në nevojë nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”. Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Gjakovës me anë të një njoftimi për medie. Ndërtimi i këtyre shtëpive do të nisë pasi të përmirësohen kushtet klimatike.
“Edhe 5 familjeve në nevojë, u është dhënë lajmi për ndërtimin e shtëpive. Kjo është arritur falë marrëveshjes së komunës së Gjakovës me shoqatën ‘Jetimat e Ballkanit’ për ndërtimin e 10 shtëpive, për familjet që nuk kanë mundësi të sigurojnë banimin. Ditë më parë, lajmi i është kumtuar dhe 3 familjeve, njërës prej të cilave i është blerë banesë. Se shpejti, lajmi do t’ju jepet edhe dy familjeve tjera, që jetojnë me asistencë sociale. Ndërtimi i shtëpive do të nisë sapo të përmirësohen kushtet klimatike”, thuhet në njoftimin e Komunës së Gjakovës.
/Epoka e re/