
Shoqata “Jetimat e Ballkanit” ndërton tri shtëpi në Malishevë
29 mars 2019
| 17:45
Shoqata “Jetimat e Ballkanit” e udhëhequr nga humanisti Halil Kastrati, së bashkë me Komunën e Malishevës do të ndërtojnë tre shtëpi në fshatin Kërvasari të Malishevës.
Me këtë rast, Halil Kastrati dhe kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj kanë vizituar familjet të cilëve do t’u ndërtohen shtëpitë.
I pari i Malishevës ka falënderuar donatorët, për ndërtimin e këtyre shtëpive, dhe për të gjitha shtëpitë që janë duke i ndërtuar në tërë vendin.