Shoqata “Miqtë e Amerikës” nderon “Epokën e re”

27 shkurt 2018 | 11:20

Me rastin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe 14-vjetorit të themelimit të shoqatës “Miqtë e Amerikës”, kryetari i kësaj shoqate Agim Rexhepi sot ka vizituar zyrat e gazetës “Epoka e re”, me ç’rast ka nderuar me emblemën e ish-presidentit amerikan Bill Clinton gazetën “Epoka e re” dhe botuesin e saj Muhamet Mavraj, për kontributin e dhënë në fushën mediale.

Mirënjohjen në emrin e gazetës “Epoka e re” e ka pranuar kryeredaktori i gazetës “Epoka e re” Mal Qorraj.

Po ashtu, Rexhepi ka falënderuar stafin e gazetës për mbështetjen dhe përcjelljen e aktiviteteve për 14 vite që nga themelimi i kësaj shoqate.

Stafi i gazetës “Epoka e re” ka përgëzuar kryetarin e shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi, dhe gjithë anëtarësinë e kësaj shoqate për punën e tyre në kujtim të burrështetasit të madh të Amerikës, pa të cilin sot nuk do të ishim këtu ku jemi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e Manchester Unitedit, Gary Neville, e ka kritikuar Granit…