Shoqata për Kërkim dhe Shpëtim: Shumë persona kanë thyer gjymtyrët në Brezovicë gjatë së dielës
29 janar 2024
| 08:25
Dje në qendrën e skijimit në Brezovicë ekipet e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim u kanë dalë në ndihmë qytetarëve të cilët kishin nevojë.
Sipas njoftimit të kësaj shoqate, shumë qytetarë kanë pësuar lëndime gjatë skijimit si: thyerje të gjymtyrëve dhe lëndime të gjurit.
“Gjithsej sot kemi ndërhyrë në 6 raste me 8 të lënduar”, njofton Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim.
Edhe në temperatura nën zero gradë celsius, edhe pista e skijimit në fshatin Bogë në Pejë i ka joshur dhjetëra turistë nga zona të ndryshme të vendit në një ditë me diell në fund të janarit.