Shoqata Sindikale e MPJD-së kërkon anulimin e konkursit për 32 pozita, këto janë arsyet

30 korrik 2022 | 19:30

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm në MPJD ka kërkuar nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Shërbimit Civil të Kosovës  që ta anulojë urgjentisht konkursin e shpallur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për 32 pozita për zyrtarë në misione diplomatike dhe konkursin për 16 pozita të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues.

Kjo Sindikatë kërkesën e vet e ka bazuar një një sërë shkeljesh që janë bërë me rastin e shpalljes së këtij konkursi, shkruan Demokracia.com.

“Të bëhet anulimi urgjent i të gjitha konkurseve të datës 05/07/2022, para se të fillohet me procedura të rekrutimit për të interesuarit, të cilët pa fajin e tyre edhe mund të viktimizohen në proces të përcjelljes së procedurave për aplikim. Të anulohet konkursi për shpalljen e 32 pozitave për zyrtar në misione diplomatike dhe pasa analizave të detajuar ligjore, sipas Nenit 15, të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtarët Publik (Planit të personelit dhe sistemimit të menaxhmentiti të Burimeve Njerëzore, dhe Ligjit për Shërbimin e Jashtëm dhe aktet nënligjore në zbatim të tij, DMZP të merr hapat e duhur për një proces të mëtejmë”, thekson SHSASHJ.

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm në MPJD, në letrën drejtuar KPMSHCK-së thotë se kjo është shkelje e rregullave dhe parimeve të legjislacionit për shërbyesit civilë të Kosovës (Ligjit për Zyrtarët Publik) duke përfshirë edhe legjislacionin për shërbimin e jashtëm në fuqi  (Ligjin për Shërbimin e Jashtëm), prandaj paraqet kërkesë për anulimin e konkurseve, të bëra publike, në web faqe të MPJD-së, më datë 20/07/2022, për 16 pozita të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues.

Po ashtu, Shoqata Sindikale paraqet kërkesë për anulimin e konkursit me nr.prot.2436. të datës 01/07/2022, për 31 pozita për zyrtarë në misione diplomatike/konsullore

Arsyet e kërkesës për anulimi e konkurseve të lartpërmendura, janë si në vijim:

Sa i përket kërkesës për anulimin e konkurseve të shpallura më datë 20/07/2022 për 16 pozita të nivelit të ulët dhe të mesëm drejtues, Shoqata konsideron dhe ju njofton se konkurset e shpallura, janë krejtësisht në kundërshtim me nenin 4 të Ligjit Nr.06.L-114 për Zyrtarët Publik. Sipas kësaj dispozite ligjore, nëpunësit profesionalë të shërbimit diplomati janë nëpunës civil me status të veçantë, dhe si rrjedhojë, disa çështje rregullohen përveç me parimet e Ligjit për Zyrtarët Publike, e disa elemente të marrëdhënies së punës mund t’i rregullojë ndryshe në bazë të ligjit të veçante. Pra në këtë rast, ligjdhënësi ka përkufizuar që shërbimi i jashtëm përmes ligjit të veçantë që është Ligji për Shërbimin e Jashtëm në fuqi, i rregullon në mënyrë të veçantë dhe ekskluzive disa prej elementeve të marrëdhënies së punës, si në vijim:  kushte te veçanta apo shtesë për rekrutim. Të drejtat ose detyrimet specifike të tjera nga ato të parashikuara me këtë ligj, rregullat e veçanta për zhvillimin e karrierës sipas sistemit të gradave, zhvillimin profesional dhe nevojat për trajnime. Transferimin dhe sistematizimin e nëpunësve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbetjet e raketës kineze CZ-5B, e cila ka dalë jashtë…