
Shoqatat myslimane të Senegalit e shpallin Rihannën “persona non grata”
04 shkurt 2018
| 13:52
Rihanna është shpallur “persona non grata” nga një grup organizatash fetare në Senegal, e cila po akuzohet se e ka ndërmend ta promovojë homoseksualizmin në bashkëpunim me masonët.
Ylli amerikano-latin është planifikuar të marrë pjesë në një konferencë rreth edukimit në vendin perëndimor afrikan, së bashku me presidentin francez Emmanuel Macron, në rolin e saj si ambasadore për Partneritetin Global për Arsimin.