Shoqëria Civile kërkon nga Kuvendi miratimin e pagës minimale
19 organizata joqeveritare të Kosovës i kanë dërguar letër avokuese deputetëve të Republikës së Kosovës, ku kërkojnë miratimin në lexim të dytë dhe tretë të ligjit për pagën minimale.
“Duhet theksuar se niveli i pagës minimale sot në Kosovë, i caktuar për herë të parë dhe të fundit në vitin 2011, nuk është as për së afërmi në përputhje me zhvillimet ekonomike, e veçanërisht me rritjen galopante të inflacionit gjatë vitit të kaluar, rritje kjo që po vazhdon edhe këtë vit.
Kjo e ka vështirësuar jetën e qytetarëve, sidomos ata që jetojnë në varfëri.
Po ashtu Kosova sot e ka pagën më të ulët minimale në rajon, duke e pasur parasysh se të gjitha vendet e rajonit tashmë kanë marrë masa e vendime që e kanë rritur pagën minimale”, thuhet në letrën e firmosur.
Ato kanë e kanë vlerësuar pagën minimale si një hap drejt garantimit që të gjithë punëtorët në Kosovë të paguhen me një pagë më të drejtë dhe që reflekton koston e jetesës. “Ndonëse i pamjaftueshëm, ky ligj do të ofrojë lehtësim shumë të nevojshëm për punëtorët me paga të ulëta për ta përballuar jetesën, si dhe do të ndihmojë në uljen e varfërisë dhe pabarazisë”.
Nënshkruesit e letrës avokuese:
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari
Sindikata e Pavarur e Punëtorëve të IPKO
Sindikata e Punëtorëve të Aeroportit Limak Kosova
Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës
Advocacy Training & Resource Center – ATRC
Community Development Fund – CDF
Green Energy Kosova
Iniciativa Kosovare për Stabilitet – IKS
Instituti Cilësor për Hulumtime dhe Trajnime – iCHat
OJQ Gruaja Hyjnore
OJQ LENS
OJQ Zana
Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë – KCSS
Qendra për Politika dhe Avokim – QPA
QIKA
Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës – RrGGK
Sbunker
Women 4 Women – W4W