Shoqëria civile, Thaçit: Më 5 shtator protestojmë kundër teje
Grupi i shoqërisë civile “Protestoj” ka paralajmëruar protestë më 5 shtator kundër presidentit Hashim Thaçi, pavarësisht se ky i fundit ka thënë se Kosova është me fat Kosova është me fat që ka shoqëri civile aktive.
“Ne nuk jemi në një vijë me ty, ne jemi në vijë të kundërt përballë teje. Ne e trajtojmë seriozisht vendin tonë, ti bën shaka me temat serioze. Ne angazhohemi e rrezikojmë duke sakrifikuar, ti bezdisesh në salltanet dhe zhgarravitë gjithë ditën në ‘Facebook’. Ne duam që vendi ynë të jetë i sigurt, ti e vë si monedhë kusuri për ta shpëtuar veten. Protestat do të vazhdojnë më 5 shtator, në vijë të kundërt me kryeministrin, kryetarin e Kuvendit dhe presidentin. Bashkohuni!”, është thënë në reagimin e grupit t shoqërisë civile “Protestoj”