Shoqërohen 5 persona në stacionin policor, u sekuestrohen armë dhe municion

25 korrik 2021 | 16:59

Drejtoria rajonale e policisë së Prishtinës ka ngritur prezencën policore dhe riorientuar shpërndarjen në terren me qëllim mbulimin e secilës zonë në funksion të parandalimit të rasteve kriminale dhe kapjen e të dyshuarve për rastet e tilla.

Në këtë kuadër, mbrëmë rreth orës 22:00, pas marrjes së informacioneve të rëndësishme në rrugë operative se në fshatin Peran të Komunës së Podujevës, në një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri, policia ka organizuar punën e saj dhe ka kryer një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen dhe sekuestrimin e një arme mitraloz, tri revole të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe 97 copë fishek të kalibrave të ndryshëm.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes policia ka gjetur edhe dhjetëra gëzhoja si dhe ka shoqëruar për në stacionin policor pesë persona të dyshuar, dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit ka  iniciuar rastin për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”  dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje në ndeshjen…