Shoqërohet në polici avokati Besnik Berisha
13 korrik 2023
| 10:53
Avokati Besnik Berisha është shoqëruar në stacion policor mëngjesin e sotëm, raporton Gazeta Sinjali.
Berisha aktualisht është duke dhënë intervistë në Departamentin e Krimeve të Rënda, mirëpo nuk dihet ende arsyeja e shoqërimit të tij në Polici.
Krejt çka dihet deri më tani është se e gjithë kjo lidhet me punën e tij si avokat dhe në rastet në të cilat ai punon si avokat.
Ligjshmëria e veprimeve do të shqyrtohet nga gjykata.