Shormazi: Rakiqi përfundon në spital, nuk pati guxim ta raportonte rrahjen

14 tetor 2024 | 12:41

Politikani serb, Dragan Shormaz, ka komentuar rrahjen e deputetit të Parlamentit të Serbisë Goran Rakiq. Sipas tij, Rakiq edhe pse ishte rrahur, nuk ka pasur guxim ta paraqes rastin në Policinë e Kosovës.

“Kryeministri i rrëzuar Vuçeviq bëri të ditur se Kurti do të bëjë një provokim të ri sot?! Kur ajo… mediet në Kosovë raportojnë se Goran Rakiq është rrahur dhe ka përfunduar në spital! Në foto është ‘dajakxhiu’ Goran Vuçeviq të cilin Rakiq nuk guxuar ta raportojë”, ka shkruar ai në platformën “X”.

Ndryshe sipas medieve, Goran Rakiq ishte rrahur nga Goran Vuçeviq natën e shtunës.

I njëjti kishte pësuar lëndime në kokë dhe duar, ndërsa rastin nuk e kishte lajmëruar në Policinë e Kosovës. Ndihmë duke e dërguar në spital i kishte ofruar edhe deputeti tjetër i Kuvendit të Serbisë, Igor Simiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për sezonin 2025 në Formula 1 ka mbetur për t’u…