Short i lehtë për favoritët në Evropa Ligë

17 dhjetor 2018 | 14:26

Në Nion të Zvicrës është hedhur në orën 13:00 edhe shorti i Evropa Ligës, teksa edhe në këtë kompeticion ka mjaft skuadra të mëdha dhe me emër. Rregullat janë të njëjta si për Ligën e Kampionëve, por ekipet e Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të luajnë me njëra-tjetrën.

Kompeticioni i dytë për nga rëndësia dhe vlera ka dhuruar duele të bukura dhe interesante. Kundërshtar austriak për Interin, që do të ndeshjet me Rapidin e Vjenës. Probleme nuk mendohet të ketë as Arsenali, që do të ndeshjet me Bate Borisov. Short i lehtë dhe për Napolin, që do të përballet me zviceranët e Zurich, ndërsa Lazio-Sevilla është përballja më e fortë e këtij turi. Transfertë suedeze për Chelsen e Sarrit, që do të luajë me Malmon.

PËRBALLJET

Viktoria Plzen – Dinamo Zagreb
Club Brugge – Salzburg
Rapid Viena – Inter
Slavia Pragë – Genk
Leverkusen – Krasnodar
Zurich – Napoli
Malmo  – Chelsea
Shaktar D. – E. Frankfurt
Celtic – Valencia
Rennes – Real Betis
Olimpiacos – Dinamo Kiev
Lazio – Sevilla
Fenerbahçe – Zenit
Bate Borisov – Arsenal
Sporting Lisbona – Villareal
Galatasaray – Benfica

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 500 euro gjobë, Gjykata Themelore në Gjakovë e ka…