Short i vështirë për Shkupin
18 korrik 2022
| 12:26
Sot në Nion të Zvicrës është hedhur shorti i turit të tretë të Ligës së Kampionëve.
Nga skuadrat shqiptare është vetëm Shkupi në këtë kompeticion, i cili do të mësojë kundërshtarin nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Dinamo Zagreb-it.
Skuadra e Shkupit ndodhej në minigrupin e parë ku pritej të kishte emra të mëdhenj në rast kualifikimi.
Në rast se kualifikohet ndaj Dinamo Zagreb-it, Shkupi do të përballet me fituesin e Ludogorets-Shamrok Rovers.
Ludogorets-Shamrok Rovers / Dinamo Zagreb-Shkupi