Shorti i 1/8 së finales së Kupës, dy përballje interesante
Në ambientet e Federatë së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për fazën e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës. Në këtë fazë të garës janë kualifikuar 16 skuadra, nëntë nga Superliga dhe shtatë nga Liga e Parë që synojnë të kalojnë tutje.
Tanimë 16 skuadrat që për synim kanë ta fitojnë trofeun e çmuar të Kupës kanë mësuar kundërshtarët. Përballje e zjarrtë është edhe ajo mes Prishtinës dhe Suharekës. Drita do të përballet me Dukagjinin, derisa Gjilanin e pret një udhëtim i vështirë te Vëllaznimi. Ferizaj do të përballet me Rilindjen, derisa Llapi pret Vushtrrinë.
Takim tjetër interesant është ai mes Trepçës dhe Drenicës, dy skuadrat që po luftojnë edhe për t’u futur në Superligë nga Grupi A i Ligës së Parë.
1/8 e finales në Kupën e Kosovës
Vëllaznimi – Gjilani
Feronikeli ‘74 – Prishtina e Re
Llapi – Vushtrria
Prishtina – Suhareka
Ferizaj – Rilindja 1974
Drita – Dukagjini
Dinamo – Malisheva
Trepça – Drenica