Shorti i Botërorit mund të na dhurojë ndeshjen Shqipëri-Kosovë
17 tetor 2024
| 00:25
Shorti për ndeshjet kualifikuese të Botërorit do të hidhet më 13 dhjetor. Sfidat e para do të luhen në mars të vitit 2025 dhe ne i presim me padurim, sepse ëndrra mbetet pjesëmarrja në Kupën e Botës.
Kontinenti europian ka 16 përfaqësuese. Kualifikueset do të luhen në 12 grupe, nga të cilat kryesuesit do të shkojnë direkt në Botëror, ndërsa vendet e dyta do të luajnë një play-off me katër skuadrat më të mira të Nations League.
Kosova dhe Shqipëria mund edhe të jenë në të njëjtin grup për kualifikueset, meqë Kosova është në vazon e katërt, kurse Shqipëria në vazon e tretë. Në vazon e parë do të jenë Franca, Spanja, Anglia, Belgjika, Holanda, Portugalia, Italia, Gjermania dhe Kroacia.