
Shorti i Botërorit U19, Kosova sonte mëson kundërshtarët
08 prill 2025
| 11:00
Sot prej orës 19:00 në “Abdeen Palace” në Kajro të Egjiptit tërhiqet shorti i Kampionatit Botëror për hendbollistët deri në 19 vjet.
32 ekipe kombëtare do të mësojnë grupet dhe kundërshtarët e Botërorit që mbahet në Egjipt prej 6 deri më 17 gusht të këtij viti. Është vendosur që Botërori të mbahet në Kajro.
Pjesë e Kampionatit Botëror do të jetë edhe Kombëtarja U19 e Kosovës. Është ky tjetër historik i Federatës së Hendbollit të Kosovës.
Për short, Kosova U19 është në vazon e katërt. Botërori në Egjipt është i 11-ti për hendbollistët e rinj.