
Shorti i gjysmëfinales së Kupës më 23 mars
Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë mori vendim që tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës të tërhiqet të martën më 23 mars, në orën 12:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Njoftimi i plotë i FFK-së pa nderhyrje:
Vendimet e KG-së: Shorti i gjysmëfinales së Kupës më 23 mars
Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje, Abdyl Bellopoja kryetar, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati, anëtarë, sot mbajti mbledhjen e radhës ka diskutoi për regjistrimin e ndeshjeve të çerekfinales së Kupës së Kosovës si dhe për çështje tjera dhe në bazë të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 69 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E:
1.Regjistrohen ndeshjet çerekfinale të Kupës së Kosovës për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.
2.Ndeshja e javës së 26-të në Superligë, Prishtina – Gjilani, do të zhvillohet më 30 mars në orën 15:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.
3.Tërheqja e shortit për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës do të tërhiqet të martën më 23 mars, në orën 12:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”.
4.Komisioni ka shqyrtuar kërkesën e KF “Malisheva“ lidhur me ndëshkimin me karton të verdhë, i cili në protokollin zyrtar është regjistruar gabimisht në ndeshjen e javës së 17-të të Ligës së Parë, Grupi A, Malisheva- Drenasi dhe me këtë rast bazuar në aktet normative të FFK-së si dhe materialeve të siguruara nga zyrtarët e ndeshjes (gjyqtari kryesor dhe kontrollori) si dhe xhirimet televizive, Komisioni i Garave evidentoi lëshimin teknik. Në minutën e 90-të futbollisti me nr fanelle 4 me nr ID 001838M96, Debatik Sertolli i KF “Malisheva” ndëshkohet me karton të verdhë, ndërsa në protokollin zyrtar kartoni i verdhë i është regjistruar futbollistit me nr fanelle 5 me nr ID 000607M96, Dreni Kryeziu i KF “Malisheva“. Komisioni vendosi që të përmirësohet gabimi teknik dhe kartoni i verdhë i regjistrohet futbollistit me nr fanelle 4, me nr ID 001838M96, Debatik Sertolli i KF “Malisheva”.
Këshilla juridike:
Komisioni Disiplinor i FFK-së/Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.
Komisioni i Garave i FFK-së
Prishtinë 19.03.2021