Shorti i Kupës, këto janë çiftet çerekfinaliste
Në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Kosovës në futboll.
Prishtina është fituesi aktual i Kupës së Kosovës dhe kryeqytetasit kaluan në çerekfinale pas triumfit në penallti ndaj Gjilanit në udhëtim.
Fituesi aktual i Kupës së Kosovës, Prishtina do të përballet me Trepçën ’89 e cila bën gara në Ligën e Parë. Duel shumë i vështirë do të jetë për kampionin në fuqi të Kosovës, Ballkanin që do të përballet me Malishevën në udhëtim. Drita para adhuruesve të vet pret Dukagjinin e Klinës, derisa ka një përballje direkte të dy skuadrave nga Liga e Parë, mes Suharekës dhe Vjosës.
Ashtu si në 1/8 e finales, edhe në çerekfinale do të zhvillohet vetëm një ndeshje ku fituesi kalon në gjysmëfinale.
Çiftet e çerekfinales në Kupën e Kosovës 6/7 mars:
Malisheva – Ballkani
Suhareka – Vjosa
Prishtina – Trepça 89
Drita – Dukagjini