Shorti i Kupës: Prishtina – Drenica dhe Ballkani – Feronikeli
18 shkurt 2020
| 12:37
Sot në selinë e Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) është bërë tërheqja e shortit për ndeshjet gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës.
Në tërheqje të shortit krahas anëtarëve të Komisionit të Garave ishte edhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, i cili i përshëndeti përfaqësuesit e klubeve pjesëmarrëse në këtë fazë të garave duke iu uruar fat dhe suksese. Në bazë të shortit të tërhequr në gjysmëfinale do të takohen: Prishtina – Drenica dhe Ballkani – Feronikeli.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të zhvillohen më 8 prill, derisa ato të kthimit më 22 prill.