Shorti i Kupës së Mbretit, Barça musafire e Granadës

29 janar 2021 | 17:14

Barcelona është favoritja kryesore në Kupën e Mbretit për këtë vit, pasi nga gara janë larguar Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Sot u hodh shorti për çerekfinalet. Granada do të presë Barcelonën, Betis ekipin e Athletic Bilbao dhe dy çiftet e tjera Levante–Villarreal e Almeria–Sevilla.

Barcelona, “mbreti i Kupave”, e pati mjaft të vështirë të kapërcente Rayo Vallecano, një ekip i Divizionit të Dytë, në raundin e mëparshëm. Ka një duel rajonal mes Almería dhe Sevilla.

ÇEREKFINALET

Granada – Barcelona

Betis – Athletic

Levante – Villarreal

Almeria – Sevilla

Datat e ndeshjeve: 2, 3 dhe 4 shkurt 2021

Shorti i gjysmëfinaleve: 5 shkurt

Ndeshjet gjysmëfinale: duelet e para më 10 shkurt; kthimi më 3 mars 2021

Finalja: 17 prill 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka bërë kategorizimin e ri të komunave…