
Shorti i Ligës së Evropës, Unitedi sfidon Sociedadin
21 shkurt 2025
| 13:49
Në mesditë është hedhur shorti i UEFA Europa League për fazën e 1/8-ve. Skuadrat pretendente janë njohur me kundërshtarët e radhës, ndërsa disa skuadra synojnë që të lënë gjurmën e tyre duke befasuar në kompeticionin e dytë më të rëndësishëm për klube.
Fenerbahçe e Mourinhos do të përballet me Rangersin e Nedim Bajramit. Manchester United nuk do ta ketë aspak të lehtë ndaj një rivali si Sociedad.
Një tjetër duel mjaft i bukur dhe i luftuar pritet të jetë ai mes AZ Alkmaar dhe Tottenham. Holandezët, pasi eliminuan Galatasaray, do provojnë të bëjnë të njëjtën gjë ndaj Spurs.
Roma ka peshkuar një kundërshtar delikat si Atletico Bilbaon. Çifte të tjera janë Plzen-Lazio, Ajax-Frankfurt, FCSB-Lyon dhe Bodo Glimt-Olympiacos.