Shorti i Ligës së Kampionëve, City përballet me Realin
31 janar 2025
| 12:31
Në Nion të Zvicrës u hodh shorti për “play-off”-et e Champions League, për raundin e 1/16.
Përballja më e fortë është mes Manchester City dhe Real Madrid, dy skuadra gjigande të kompeticionit.
Short i pranueshëm për Bayern Munchen, që do ketë përballë Celtic, teksa fati i buzëqeshi edhe PSG, që do të ndeshet ndaj Brest.
Playoff-et e Champions League për raundin e 1/16
Club Brugge – Atalanta
Sporting – Borussia Dortmund
Manchester City – Real Madrid
Celtic – Bayern Munchen
Juventus – PSV
Feyenoord – Milan
Brest – PSG
Monaco – Benfica