Shorti i Ligës së Kampionëve do të bëhet me kompjuter
31 korrik 2024
| 16:55
Shorti për sezonin 2024/25 të Ligës së Kampionëve do të kryhet me kompjuter. Për ta realizuar një tërheqje normale të këtij formati të ri, do të ishin përdorur afro 1 000 topa, me të paktën 36 vazo në skenë, por për ta shmangur zvarritjen e shortit për një kohë të gjatë, softueri i automatizuar do të caktojë rastësisht tetë kundërshtarë në të katër vazot për çdo ekip. Shorti i sezonit 2024/25 të Ligës së Kampionëve do të hidhet të enjten më 29 gusht.