Shorti i vështirë për Llapin në Ligën e Evropës
18 qershor 2024
| 15:33
Nënkampioni i Kosovës, Llapi e ka mësuar kundërshtarin e parë në kualifikimet e Ligës së Evropës. Skuadra e drejtuar do të përballet me skuadrën polake, Wisla Krakow.
Takimi i parë do të luhet në Kosovë, derisa i kthimit do të zhvillohet në Poloni. Ndeshja e parë mes dy ekipeve do të luhet më 11 korrik, derisa ajo e dyta më 18 korrik. Fituesi i përballjes luan në rrethin e dytë kualifikues të këtij kompeticioni.