
Shorti i Kupës: Prishtina-Vushtrria dhe Drenica-Vëllaznimi
09 mars 2018
| 13:12
Shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në futboll është hedhur sot (e premte).
Ky short solli përballjen e Prishtinës me skuadrën e Ligës së Parë, Vushtrrinë dhe derbin e skuadrave kuqezi: Drenicës dhe Vëllaznimit. Në këtë fazë ndeshjet do të zhvillohen me sistem vajtje-ardhje dhe ndeshjet e para zhvillohen më 4 prill dhe ato të kthimit 18 prill.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)