
Shorti i Kupës sjell derbin Llapi-Prishtina
16 shkurt 2018
| 16:34
Shorti për çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll është hedhur sot (e premte).
Përballja kryesore e çerekfinaleve do të jetë në mes Llapit dhe Prishtinës, kurse Vëllaznimi do të ketë punë të vështirë me Dritën e Gjilanit.
Ndeshja tjetër është ajo në mes Gjilani dhe skuadrës nga Liga e Parë, Vushtrrisë.
Drenica shkon pa lojë në gjysmëfinale. Ndeshjet çerekfinale do të zhvillohen më 7 mars.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)