Shorti për Kampionatin Evropian, ja grupi për U19-shet e Kosovës
23 nëntor 2018
| 14:36
Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2019/2020 për femra për grupmoshën 19-vjeçe.
Federata e Futbollit të Kosovës u përfaqësua nga Vjollcë Krasniqi, anëtare e KE dhe kryetare e Komisionit për futbollin e femrave dhe Valbonë Gashi, menaxhere e futbollit të femrave.
Kosova u përfshi në grupin e 12-të dhe do të zhvillojë ndeshje në rrethin e parë kualifikues me Turqinë, Danimarkën dhe Hungarinë. Garat e këtij rrethi do të zhvillohen prej 2 deri më 8 tetor të vitit 2019 në Turqi. /Epoka e re/