Shorti ”shkatërrues” i ”play-off-it”, Ronaldo ose Italia jashtë Botërorit
Është hedhur shorti i fazës ”Play-Off” për ekipet që kërkojnë biletat e fundit për trenin e Botërorit të futbollit, që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Katar.
Sot ishin 12 skuadrat e mbetura të cilat mësuan rrugëtimin e tyre të mundshëm drejt Katar 2022, në ndeshjet të cilat do të luhen në muajin mars për 3 vendet e fundit. Gjysmëfinalet do të luhen më datë 24 mars, ndërsa finalja më datë 29.
Italia dhe Portugalia janë në të njëjtin grup dhe nëse kalojnë ndeshjet e respektive përballë Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë, do të përballen në finale bashkë, ç’ka nënkupton që njëra prej tyre do të mbetet jashtë Botërorit.
Kurse në grupin e dytë është Skocia që do të përballet me Ukrainën, dhe Uellsi me Austrinë më pas vjen finalja. Shorti caktoi në grupin e tretë Rusinë, Poloninë, Suedia dhe Çekia. Ndeshjet e fazës play-off do të luhen në muajin mars.
RRUGA A
Gjysmëfinalja 1-Skoci – Ukrainë
Gjysmëfinalja 2
Uells – Austri
RRUGA B
Gjysmëfinalja 1-Rusi – Poloni
Gjysmëfinalja 2-Suedi – R. Çeke
RRUGA C
Gjysmëfinalja 1-Itali – Maqedoni e Veriut
Gjysmëfinalja 2-Portugali – Turqi