Shoshi dhe Halimi vizituan fermerët e rajonit të Istogut
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së në Istog Lulzim Shoshi së bashku me sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi, kanë vizituar sot fermerët e rajonit të Istogut.
Me këtë rast, Shoshi ka thënë se fermerët e Istogut më kultivimin e produkteve bujqësore gjeneruan vende të punës dhe ofruan produkte cilësore.
“Së bashku me sekretarin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Kapllan Halimi, vizituam fermerët e Istogut të cilët më kultivimin e produkteve bujqësore gjeneruan vende të punës dhe na ofruan produkte cilësore. Punën dhe përkushtimin ndaj sektorit të bujqësisë, çdoherë e kemi vlerësuar lartë, pasi bujqit, fermerët dhe blegtorët, janë në mesin e klasës më punëtore në vend”, ka shkruar Shoshi në profilin e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/