Shoshi humbet parakualifikimet e “Eurobasket 2021”

28 korrik 2019 | 14:01

Njëri nga basketbollistët kryesorë të Kosovës, Lis Shoshi, është lënduar në ndeshjen e parë miqësore ndaj Shqipërisë dhe si pasojë do të mungojë në takimet parakualifikuese “Eurobasket 2021”.

Shoshi është lënduar në krahun e djathtë, derisa mjekët kanë konstatuar se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë në përballjet me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, që zhvillohen nga 3 deri më 21 gusht.

Ai do të mungojë në parakualifikime, kurse gjendja e tij do të vlerësohet më tutje, se sa do të jetë jashtë parketit. Shoshi është një mungesë e madhe për Kosovën, duke qenë një nga shtyllat e ekipit. Ai gjatë kësaj vere nënshkroi kontratë me skuadrën e njohur gjermane s.Oliver Würzburg.

 

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rikthehet Nokia 105, celulari bazik, por super rezistent dhe jetëgjatë:…