Shoshi-Musliu për audion e Gërvallës: Skandal, prokuroria duhet me urgjencë ta hetojë këtë çështje

25 nëntor 2024 | 15:34

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas publikimit të audio-incizimit të drejtorit të Televizionit Publik (RTK), Rilind Gërvalla, ku ka thënë se lajmin kundër “Nacionales” dhe “Periskopit” e ka marrë pas konfirmimit nga AKI-ja.

Ajo ka thënë se publikimi është një skandal dhe tregon tentimin e pushtetit për të implikuar AKI-në.

Shoshi-Musliu ka kërkuar hetim këtë çështje.

“Vrasja e demokracisë fillon kur zëri i lirë shtypet dhe kur mediat, që duhet të jenë zëri i qytetarëve, shndërrohen në mjete propagande. Qëllim i LV-së është instalimi i një sistemi autokratik, ku provon të shtrijë kontroll të plotë mbi mediat duke kufizuar lirinë e shtypit e të fjalës. Skandali i publikuar sot nga ‘Paparaci, tregon qartë tentimin e këtij pushteti për të implikuar edhe AKI-në, njëri ndër institucionet me kredibile në vend. Prokuroria duhet me urgjencë të hetojë këtë çështje! Mediat e pavarura janë themeli i demokracisë, dhe mbrojtja e tyre është detyrë e të gjithëve”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bayern Munich vijon të dominojë renditjen në Bundesligë, në një…