Shoshi ndahet me Istogun, kjo është arsyeja
Trajneri pejan Valdet Shoshi është larguar nga Istogu. Klubi që garon në Ligën e Parë a njoftuar se Shoshi është larguar pasi ndryshe nga kontrata ka kërkuar kushte shtesë nga klubi i Istogut.
“Fillimisht para sezonit vjeshtor Istogu dhe trajneri Valdet Shoshi kishin arritur marrëveshje një vjeçare. Por pas përfundimit të stinorit vjeshtor, trajneri Shoshi kërkoi kushte shtesë personale, jashtë marrëveshjes së arritur në fillim të sezonit. Kërkesat e reja të trajnerit ishin të pa pranueshme nga ana e klubit. Me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi ndërmjet KF ‘Istogu’ dhe trajnerit pejan Valdet Shoshi. E falënderojmë për bashkëpunimin e deri tanishëm dhe i dëshirojmë suksese trajnerit Shoshi”, thuhet në njoftimin e KF Istogu.
/Epoka e re/