![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/09/shoshi.jpg)
Shoshi: PDK-ja po merr mbështetje nga qytetarët e Istogut
18 shtator 2019
| 21:12
Kandidati i PDK-së për deputet nga Istogu, Lulzim Shoshi, ka mbajtur takim me kryetarët e nëndegëve të PDK-së.
Ai ka thënë se është i entuziazmuar me gatishmërinë dhe mbështetjen e tyre që rikonfirmuan në këtë takim për ta bërë PDK-në partinë e parë në Kosovë. “Potenciali më i madh që ka vendi jonë është rinia, andaj i përgëzoj për punën dhe vullnetin e tyre të treguar në teren, duke qëndruar çdoherë afër qytetarëve. Bashkohuni me ne “Për Ty dhe për shtetin'”, ka shkruar Shoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e Re/