Shoshi: Platforma e PDK-së është më realja
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputet në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, Lulzim Shoshi, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, ka falënderuar mbështetësit e tij nga komuna e Istogut dhe më gjerë.
Ai ka apeluar që në zgjedhje te 6 tetorit të votohet PDK-ja, që sipas tij, e ka platformën më reale dhe më të arritshme. “Të nderuar bashkëvendësit e mi dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, Ju faleminderit gjithsecilit prej jush që me mirëpritët ne konakun e Juaj, lagjen e Juaj, degët dhe nëndegët e Juaja për të shpalosur platformën e PDK-së “Ndërtojmë të Ardhmen për Ty dhe shtetin”. Platformë kjo e cila është më realja dhe më e arritshmja. Tani kur jemi në ditën e fundit të fushatës zgjedhore më lejoni t’ju falënderoj përzemërsisht gjithsecilin prej jush dhe po ashtu kërkoj nga Ju t’na përkrahni në zgjedhjet e pasnesërme. U pafshim me të mira dhe për të mirë të vendit”, ka shkruar Shoshi.
/Epoka e re/