“Shota” fiton çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Spanjë
09 shtator 2024
| 08:16
Ansambli Kombëtar “Shota” ka fituar çmimin kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Zamora të Spanjës.
Lajmin e ka dhënë ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, të cilën e ka quajtur “super lajm”.
“Një tjetër përfaqësim e lartësim i shtetit tonë në botë. Përgëzime për performuesit dhe drejtuesit e ansamblit”, ka shkruar Çeku në “Facebook”.