“Shota” shënon 25-vjetorin e themelimit
09 nëntor 2018
| 20:16
Shkolla Shqiptare e Vallëzimit “Shota“, shënon nesër (10 nëntor) pëmes një nate solemne, 25-vjetorin e themelimit.
Siç bëhet e ditur nëpërmjet njoftimit të saj, “Shota” shënimin e përvjetorit të themelimit e bën në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike të Kosovës, ndërsa ceremonia do të mbahet në Restauran Salmen, Uitikonerstrasse 17, 8952 në Zvicër.
Hapja e dyerve për të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkangjiten shënimit të 25 vjetorit, do të jetë nga ora 18:00, thuhet në njoftimin e Shkollës Shqiptare të Vallëzimit “Shota”.