Shotanit sot i përfundon kontrata me Drenicën
06 dhjetor 2017
| 09:57
Pavarësisht prej punës që ka bërë, trajneri Bekim Shotani në skuadrën nga “Bajram Aliu”, Drenica mund të mbetet pa të.
Vetë trajneri ka bërë me dije për “Epokën e re” se kontrata aktuale i përfundon sot (e mërkurë).
“Kontrata ime si trajner me përfundon të mërkurën më 6 dhjetor dhe qëndrimi im do të varet shumë nga udhëheqësit e rinj në klub. Nëse nuk i plotësojnë kresat që kam, atëherë do të vazhdoj në ndonjë klub tjetër”, ka thënë Shotani.
(Veton ZYMBERI)