Shorti i Kupës në futboll

05 nëntor 2019 | 13:33

Në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës është hedhur shorti për rrethin e parë të Kupës së Kosovës, ku janë bërë të ditura çiftet e ndeshjeve të para për këtë edicion në Kupën e Kosovës.

Përveç skuadrave të Superligës, në këtë garë marrin pjesë edhe skuadrat e Ligës së Dytë dhe Ligës së Tretë, ku vetëm shtatë prej tyre kanë konfirmuar pjesëmarrjen ndërsa klubet tjera nuk kanë mundur për shkak të financave. Kupën e Kosovës në edicionin e kaluar e fitoi Feronikeli e cila mposhti në finale Trepçën ’89.

Çiftet e plota në rrethin e parë

FC A&N – KF Vëllazëria
KF Minatori – FC Sharri
FC Dardanët – KF Behari
Fushë Kosova (Pa lojë kalon rrethin e parë)

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familjarë, miq, bashkëpartiakë dhe qytetarë të shumtë kanë marshuar sot…