Shpalime historike / Ernest Koliqi: Kosova është gjymtyra jonë e rrezikuar

25 janar 2025 | 19:13
Skënder Karaçica

Profesor Ernest Koliqi, përmes takimit vëllazëror me Dom Lush Gjergjin nga Kosova, pati hedh dritë lidhur me programin për hapjen e shkollave e të arsimit shqip në Kosovë dhe dërgimi i 200 mësuesve,në kohën e vitit 1938, kur ai ishte ministër i arsimit në Shqipëri.

Në kohën e Ernest Koliqit,ai e thoshte zëshëm se, as zemra s’duhet të punoj vetëm për mua, por për të vërtetën e popullit tim dhe të atdheut…! Po në këtë rrjedhë kohe, Dom Lush Gjergji, kishte gjetur në sirtarët e gjeniut popullor, porosinë e tij se, harresa në disa raste, është më e vështirë se vdekja…!

Përkitazi me programin e profesorit e të ministrit të arsimit në Shqipëri, Ernest Koliqi, për shkollën dhe arsimin shqip në Kosovë, në bisedën e tij me Dom Lush Gjergji (Kosovë) pati thënë se, shumkush e kuptonte përcaktimkin tim në Shqipëri, disa edhe e kundërshtuan dhe me sulmuan haptazi se po i shkapërdredhi intelektualët tanë.
Mirëpo, unë u thash: ,,Kosova është gjymtyra jonë e rrezikuar, atje duhet të veprojmë për përforcimin dhe kultivimin e gjuhës, të traditës dhe të kulturës shqiptare,,.
Karl Gurakuqi për profesor Ernest Koliqi pati shkruar në shtypin e kohës) se, gjuha asht shpata, gjuha asht arma, asht zermra, gjuha asht çfaqja e gjallnisë e, ma në fund, gjuha asht vetë jeta dhe vetë kombi.
______________
1) Karl Gurakuqi, në ,, Shenjzat,, 9-12,1966

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në një…