Shpallen fajtor të akuzuarit e “Syrit të Popullit”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur fajtorë të akuzuarit në rastin e njohuri si “Syri i Popullit”.
Të akuzuarit janë shpallur fajtorë për përgatitje të veprave terroriste. Sipas Gjykatës të akuzuarit planifikimin vrasjen e shumë zyrtarëve të lartë në Kosovë, duke përfshirë presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.
Sadri Ramabaja, është dënuar me 5 vite burgim, Avni Llumnica, me dënim unik prej 12 vjetësh burgim, Ragip Sallova me 4 vjet burgim, Behxhet Luzha me 2 vjet burgim, Halim Halimi, 3 vjet burgim, Bajrush Konjusha me 3 vjet burgim ndërsa i akuzuari tjetër, Rexhep Topllana me 2 vjet burgim. Të dënuarve gjykata ua ka njohur kohën sa kanë qëndruar në paraburgim.
Ndërsa, për Murat Jasharin i cili kreu tentim-vrasje ndaj avokatit Azem Vllasi, Gjykata vendosi që ta dërgojë atë në 10 vjet ndalesë në institucione shëndetësore për shkak të gjendjes së tij psikike.