Shpallen fituesit e Çmimit Nobel në Ekonomi

14 tetor 2019 | 13:59

Çmimi Nobel në Shkencat Ekonomike për vitin 2019, u është dhënë Abhijit Banerjee, Esther Duflo dhe Michael Kremer, për punën e tyre në zbutjen e varfërisë botërore.

Laureatët Banerjee, Duflo dhe Michael Kremer, kanë kryer studime për varfërinë dhe çështje të tjera. Metodat e tyre të kërkimit eksperimental tani mbizotërojnë tërësisht në ekonominë e zhvillimit.

https://twitter.com/NobelPrize?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1183681045591445504&ref_url=http%3A%2F%2Fgazetaekonomia.com%2Fshpallen-fituesit-e-cmimit-nobel-ne-ekonomi-per-vitin-2019-ndihmuan-per-zbutjen-e-varferise-boterore%2F

“Hulumtimi i kryer nga këta ekonomistë ka përmirësuar ndjeshëm aftësinë tonë për të luftuar varfërinë botërore. Në vetëm dy dekada, qasja e tyre e re e bazuar në eksperimente ka transformuar ekonominë e zhvillimit”, thuhet në njoftimin e Akademisë suedeze të Shkencave.

Treshja fituese e çmimit do të ndajnë shpërblimin prej rreth 908 mijë dollarësh amerikanë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident i rëndë është regjistruar në Rockland County në…