Shpallen listat e studentëve përfitues të bursave universitare

18 mars 2024 | 20:51

Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, në mbledhjen e mbajtur me datë 15 mars 2024, ka aprovuar raportin e Komisionit për ndarjen e bursave universitare për studentët e Universitetit të Prishtinës, për vitin akademik 2023/24.

Klikoni emrin e fakultetit përkatës, për të parë listën me studentët përfitues:

Fakulteti Filozofik
Fakultetit i Shkencave Matematike – Natyrore
Fakulteti i Filologjisë
Fakulteti Juridik
Fakulteti Ekonomik
Fakulteti i Ndërtimtarisë
Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike
Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike
Fakulteti i Mjekësisë
Fakulteti i Arteve
Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë
Fakulteti i Edukimit Fizik dhe i Sportit
Fakulteti i Edukimit
Fakulteti i Arkitekturës

Këshillë juridike: Studentët që nuk janë në mesin e përfituesve dhe të cilët konsiderojnë se kanë pasur të drejtë përfitimi të bursës universitare, kanë të drejtë ankese tek komisioni përkatës brenda afatit prej shtatë ditësh nga dita e publikimit. Ankesat duhet të dorëzohen në ndërtesën e Rektoratit të UP-së, në zyrën numër 19.

Universiteti i Prishtinës i përgëzon studentët përfitues të bursës, për suksesin e arritur. Kështu thuhet në njoftimin e UP-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ali…