Shpallen nominimet për Oscars, “Zgjoi” s’nominohet në listën përfundimtare
Filmi “Zgjoi” s’ka arritur të futet në listën përfundimtare të kategorisë “filmi më i mirë në gjuhë të huaj” në kuadër të çmimeve Oscars.
Pesë filma nga 15 të tillë të listës së ngushtë arritën të nominohen për natën finale të Oscars që mbahet me 27 mars.
“Zgjoi” i regjisores Blerta Basholli ishte në listën e ngushtë të 15 filmave në kategorinë e filmave ndërkombëtarë.
5 filmat e nominuar në kategorinë e filmave ndërkombëtarë
Kjo ishte lista e ngushtë e filmave që garuan për t’u nominuar për çmim në kategorinë “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”:
“Great Freedom” (Austria) – Sebastian Meise
“Playground” (Belgjika) – Laura Wandel
“Lunana: A Yak in the Classroom” (Butani) – Pawo Choyning Dorji
“Flee” (Danimarka) – Jonas Poher Rasmussen
“Compartment No. 6” (Finlanda) – Juho Kuosmanen
“I’m Your Man” (Gjermania) – Maria Schrader
“Lamb” (Islanda) – Valdimar Jóhannsson
“A Hero” (Irani) – Asghar Farhadi
“The Hand of God” (Italia) – Paolo Sorrentino
“Drive My Car” (Japonia) – Ryusuke Hamaguchi
“Hive” (Kosova) – Blerta Basholli
“Prayers for the Stolen” (Meksika) – Tatiana Huezo
“The Worst Person in the World” (Norvegjia) – Joachim Trier
“Plaza Catedral” (Panamaja) – Abner Benaim
“The Good Boss” (Spanja) – Fernando León de Aranoa.