Shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve në Podujevë e Mitrovicë të Veriut
03 dhjetor 2020
| 08:38
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 10:00 do të bëjë shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të mbajtura më 29 nëntor në Podujevë e Mitrovicë të Veriut.
Sipas rezultateve preliminare, në Podujevë ka fituar kandidati i Vetëvendosjes, Shpejtim Bulliqi me 51.64 për qind të votave, derisa në Mitrovicë të Veriut, kandidati i Listës Serbe, Milan Radojeviq me 89.86 për qind të votave.
Këto dy komuna tash e një kohë ishin pa kryetar, pasi Agim Veliu, përkatësisht Goran Rakiq kishin lënë postet për të marrë poste në qeveri.