Shpallen të pafajshëm djemtë e ish-presidentit egjiptian Mubarak
22 shkurt 2020
| 21:48
Djemtë e ish-presidentit egjiptian, Hosny Mubarak, u çliruan sot nga akuzat për korrupsion, njoftuan burimet ligjore.
Çështja, në lidhje me manipulimin e tregut të aksioneve, filloi në vitin 2012, një vit pasi një kryengritje në vend detyroi ish-presidentin të tërhiqej pas gati 30 vitesh në pushtet.
Gjykata Penale e Kajros çliroi sot nga akuzat Alaa dhe Jamal Mubarak.
Gjithashtu shtatë bashkëpuntorë të tjerë u shpallën të pafajshëm në manipulimin e aksioneve të një banke lokale për fitime të paligjshme.