Shpallen të pafajshëm dy drejtorët e komunës së Gjilanit
04 prill 2019
| 14:19
Gjykata Themelore në Gjilan e ka shpallur të pafajshëm drejtorin aktual të Shërbimeve Publike në komunën e Gjilanit, Naser Korça, dhe ish-drejtorin e Urbanizimit, Valon Shefkiu, të cilët akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas procesit maratonik gjyqësor të filluar një vit më parë, Gjykata Themelore ka hedhur poshtë pretendimet e Prokurorisë për keqpërdorim të detyrës zyrtare ndaj zyrtarëve në fjalë.
Gjatë aktgjykimit të shpallur, kryetari i trupit gjykues, Zyhdi Haziri, ka deklaruar se nuk është vërtetuar se dy të akuzuarit kanë kryer veprën penale me të cilën akuzoheshin.
/Epoka e re/