Shpallet fajtor personi që e kishte sulmuar kryeministren e Danimarkës
07 gusht 2024
| 13:28
Një burrë polak është shpallur fajtor në gjykatë për sulmin ndaj kryeministres së Danimarkës, Mette Frederiksen, në qershor të këtij viti, raportoi të mërkurën televizioni DR.
Incidenti, që ndodhi dy ditë para zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, e kishte lënë kryeminsitren daneze me lëndim të lehtë në qafë dhe e kishte detyruar që të anulonte disa angazhime.
Pas rastit, zonja Frederiksen kishte paralajmëruar për shtimin e agresionit në vende publike, raporton agjencia “Reuters”.
Burri 39-vjeçar, i cili akuzohej për grushtim të kryeministres daneze gjatë një afrimi të rastësishëm në një shesh publik në Kopenhagë, u dënua me katër muaj burgim dhe u dëbua nga Danimarka për gjashtë vjet.