Shpallet lista e Kosovës U16 në hendboll
Shtabi teknik i Përfaqësueses U16 (vajzat), i përbërë nga kryetrajnerja Valbona Hasani dhe trajneret Mimoza Sefedini e Fatmire Basholli ka shpallur të hënën listën e lojtareve që do të grumbullohen për Kampionatin Mesdhetar.
Në ekipin e zgjeruar janë ftuar 20 hendbolliste, duke përfshirë pesë që janë nga klube evropiane. Ndërkohë në Kampionatin Mesdhetar do të paraqiten 16 hendbolliste. Ekipi final do të përzgjidhet para udhëtimit për në Podgoricë të Malit të Zi.
Grumbullimi bëhet më 19 shkurt, ndërsa Kombëtaren U16 e pret garë e fortë në Mesdhetar. Udhëtimi për në Mal të Zi është më 25 shkurt, derisa Kampionati Mesdhetar mbahet deri më 3 mars.
Pos Kombëtares sonë dhe Malit të Zi do të marrin pjesë edhe Kroacia, Italia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Spanja e Turqia.
Lista e lojtareve
Emri Mbiemri | Klubi |
Gloria Lecaj | Torp IF (NOR) |
Learta Gashi | KHF Jusuf Gërvalla |
Rita Hasanaj | KHF Istogu |
Klea Zhubi | Eslövs IK (SWE) |
Gresa Bislimi | KHF Ferizaj |
Blendiona Qunaj | Dobrecen (HUN) |
Lureta Krasniqi | Oppsall (NOR) |
Rinesa Jashari | KHF Vushtrria |
Elisa Gjikolli | KHF Vëllaznimi |
Era Shaljani | KHF Prishtina |
Jonesa Bajrami | KHF Shqiponja |
Orgesa Shala | Viborg, (DEN) |
Melisa Sefa | KHF Shqiponja |
Klea Vula | KHF Vëllaznimi |
Anisa Rashica | KHF Vushtrria |
Shijesa Zeneli | KHF Ferizaj |
Aurora Delija | ESV 1927 Regensburg (GER) |
Elsa Shala | KHF Istogu |
Ardiola Surdulli | KHF Samadrexha |
Valza Manxhuka | KHF Vëllaznimi |
Fata Limani | KHF Drita |
Shtabi teknik
Valbona Hasani – Arifi | Kryetrajnere |
Mimoza Sefedini | Trajnere |
Fatmire Basholli | Trajnere |