Shpallet tenderi 12-milionësh për zgjerimin e rrugës hyrëse në Ferizaj

29 mars 2024 | 17:37

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se është shpallur tenderi për ekzekutimin e punimeve për zgjerimin e rrugës hyrëse për qytetin e Ferizajt, me buxhet për 12 milionë euro.

Aliu tha se punët ndërtimore përfshijnë zgjerimin e rrugës ekzistuese me gjatësi prej 5.6 kilometra, rrugë me dy drejtime të ndara në dy korsi me gjerësi të përgjithshme prej 24 metrave.

“Kjo rrugë është vazhdimi i rrugës N2 në hyrje të qytetit të Ferizajt, dhe fillon prej vendkalimit në “Nikadin‐Fshati i Vjetër” deri në “Muhoc‐Prelez i Jerlive”, shkroi Aliu, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai bëri të ditur se ky projekt do të financohet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim – BERZh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra për Media e Qeverisë, ka bërë me dije se…